Kongresi amerikan mbështet opozitën iraniane: Duhen mbyllur përfaqësitë iraniane në vendet e tjera

Nga Exit News
Kongresi amerikan mbështet opozitën iraniane: Duhen mbyllur përfaqësitë iraniane në vendet e tjera

Kongresi amerikan ka miratuar rezolutën dypalëshe në mbështetje të opozitës Iraniane për dënimin e akteve terroriste të shtetit iranian.

Rezoluta, e miratuar nga 221 ligjbërës, kërkon që agjensitë e SHBA-ve të punojnë me vendet evropiane dhe me vendet e Ballkanit, në veçanti me Shqipërinë, për mbylljen e përfaqësive diplomatike të Iranit.

Më 21 janar 2020, qeveria mbylli shkollën jopublike “Saadi” në Tiranë, e financuar nga Irani, pa dhënë ndonjë shpjegim specifik.

Ndërsa më 15 janar 2020, qeveria njoftoi se dëboi 2 diplomatë të ambasadës iraniane me arsyen se me veprimtarinë e tyre kanë shkelur statusin dhe konventat ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit 2018, qeveria shpalli si persona të padëshiruar, ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe sekretarin Mostafa Roudaki. Asokohe Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se dëbimi i dy zyrtarëve ishte “fabrikuar nga SHBA-të dhe Izraeli”.

Rreth 3 mijë anëtarë të MEK-ut u transferuan nga Iraku në Manëz të Durrësit. Kryeministri Rama pranoi pak muaj më parë se strehimi i këtij grupi në Shqipëri ishte rrezik për sigurinë. Deklaratat u bënë pas kërcënimeve nga Udhëheqësi fetar i Iranit Ayatollah Ali Khamenei.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>