Lee Zeldi, anëtari i Kongresit të Shteteve tê Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar shpjegime departamentit amerikan të Shtetit, DASH, për shpalljen ‘non grata, të ish-presidentit Berisha.
Në një letër dërguar Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Naz Durakoglu, Zeldi kërkon akses në dosjen e DASH mbi Berishën.
Në letrën e publikuar nga Balkanweb, Zeldi shkruan se:
“Kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazë të të cilës u mbështet për këtë vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje”.
Zeldi pyeti të hënën edhe Sekretarin e DASH, mbi këtë çështje.