Kongresmeni Eliot Engel i bën thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës

Nga Exit News
Kongresmeni Eliot Engel i bën thirrje Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesëve në SHBA, Eliot Engel, i ka bërë thirrje Serbisë të njohë Kosovën si shtet duke e cilësuar të pakthyeshme pavarësinë e saj.

Të martën Engel në fjalimin në Komitet, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe se “është një realitet i pakthyeshëm”.

Ai është shprehur se Serbia duhet ta pranojë këtë realitet dhe të ecë para. Sipas Engel me tentimin për të bllokuar njohjen e Kosovës Serbia po bllokon veten.

Më e rëndësishme, është koha për Serbinë të ecë para. Kosova është e pavarur, kjo nuk do të kthehet prapa. Duke bllokuar njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB e organizata tjera, Serbia në fakt e bllokon veten. Pasi kërkesa për t’iu bashkuar BE-së nuk do të aprovohet pa e njohur Kosovën”, ka deklaruar Engel.

Sa i takon krimeve të luftës, Engel është shprehur se Serbia ka kryer shumicën e krimeve të luftës në Kosovë dhe se “ajo nuk po i dënon kriminelët e nuk po ka as presion nga ndërkombëtarët”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>