Fondi Monetar Ndërkombëtar sapo ka përfunduar një mision dy javor në Shqipëri. Drejtuesja e ekipit të FMN-së bëri sot një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera theksoi:
- Rritja ekonomike për vitin 2016 pritet të jetë rreth 3,4 për qind. Rritja ekonomike do të nxitet kryesisht nga investimet e huaja në sektorin e energjisë dhe rritja e kërkesës së brendshme.
- Inflacioni parashikohet të vazhdojë të jetë nën 2 për qind, kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të artikujve ushqimore e të karburanteve.
- Ulja e çmimit të naftës pritet të ketë ndikim negativ në rritjen ekonomike. Qeveria duhet të marrë masa në rast se ulja e çmimit të naftës do ketë efekt edhe në të ardhurat buxhetore.
- Pritet që buxheti të ketë një sufiçit parësor—diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve publike, pa pagesat e interesit të borxhit—prej 0,3 për qind të prodhimit vjetor, gjë që do të forcojë konsolidimin fiskal.
- Duhet ulur volumi i kredive me problem, ndër të tjera, duke përmirësuar ligjin e falimentimit dhe përmbaruesve privatë.
- Duhet përmirësuar klima e investimeve dhe duhet të thellohen reformat strukturore, reforma në sistemin gjyqësor dhe reformën në fushën e pronave.