Konstatimi i ‘Boom’ – Premtimi ‘piramidë’ i Veliajt për rikonstruksionin e Piramidës

Nga Exit News
Konstatimi i ‘Boom’ – Premtimi ‘piramidë’ i Veliajt për rikonstruksionin e Piramidës

Kanë kaluar 3 vite që kur Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj premtoi për herë të parë “rikonstruksionin e Piramidës”, por që ndërtesa mbetet e rrethuar dhe punimet nuk nisën asnjëherë.

Emisioni investigativ “BOOM” solli në vëmendje premtimet e përsiritura të kryebashkiakut duke përcjellë edhe pamjet aktuale të piramidës, e cila mbetet e rrënuar.

Në vitin 2017 Veliaj u shpreh:

“Këtë vit [viti 2017] ne do të buxhetojmë që piramidën ta transforjmojmë. […] Prona më e shtrenjtë e Trianës është një karkasë e vdekur në mes të bulevardit. Këtu na lindi ideja, a mund ta rikonstruktojmë ne tani, me këtë funksion, pra me teatër, me film, me bibliotekë e kurse digjitale.”

Rreth 6 muaj më pas, në vitin 2018, Veliaj harroi funksionet e cituara:

“Hedhim hapin e parë zyrtar për formalizimin e një marrëveshjeje midis Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan [AADF] për ta transformuar piramidën e Tiranës.”

Rikonstruksioni i premtuar në vitin 2017, por i kthyer në projekt “transformimi” do ta shndërrojë ndërtesën në “Qendër Rinore për Teknologjinë Krijuese”. Më 27 maj 2018, projekti u prezantua me bujë nga kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Rama.

Rreth një vit më vonë, më 14 tetor 2019, Kryetari i Bashkisë publikoi edhe video se si do të dukej Piramida pas projektit të premtuar.

Piramida e RILINDUR!

Të pëlqen projekti i Piramidës?Shumë shpejt PIRAMIDA do të kthehet në një nga zonat më të vizituara në kryeqytet. 😍Falë projektit të qeverisë dhe partnerëve të AADF-së, Piramida do të jetë pikëtakimi i të gjitha grupmoshave. 👫👥👵👴“Qendra rinore për Teknologjinë Krijuese”, do t’u japë mundësi të ndryshme të rinjve të apasionuar pas botës së IT-së. 💻👩💻👨💻

Gepostet von Erion Veliaj am Montag, 14. Oktober 2019

Pesë muaj më vonë, në shkurt 2020, emisioni “Boom” vëren se Piramida vazhdon të mbetet ashtu siç ka qenë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje të Bashkisë. Ndërtesa mbetet e rrethuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>