
Personat e infektuar me koronavirus të cilët janë të izoluar në banesat e tyre kontrollohen nga Policia.
“Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook sëbashku me videon e policisë, ditën e dielë.
Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë Policisë listën e të gjithë personave të infektuar të cilët janë izoluar në banesat e tyre.