Policia ka arrestuar të enjten një 50-vjeçar në Memaliaj pasi kishte mbjellë kanabis në një shtëpi të braktisur pa çati.
Shtëpia me kanabis është zbuluar nga kontrollet me dron që policia ka nisur t’i bëjë territorit që prej prillit.
50-vjeçari tani akuzohet për ‘kultivim të bimëve narkotike’. Hetimet për bëhen nga prokuroria e Gjirokastrës.