Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë: Në bisedimet në Bruksel të marrin pjesë edhe SHBA-të

Nga Exit News
Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë: Në bisedimet në Bruksel të marrin pjesë edhe SHBA-të

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka kërkuar pjesmarrjen e SHBA-ve në tryezën e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Hyseni po zhvillon disa takime  në Uashington, ndër to edhe zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer.

Dialogu Kosovë-serbi rinisi në fudn të qershorit, pas një ndërprerje dy vjeçare. Në nëntor 2018, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u bllokuan sepse qeveria e Kosovës miratoi rritjen e taksës me 100 për qind për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia  dhe Bosnje-Hercegovina.

Ky vendim u mor një ditë pasi Kosova nuk mundi të anëtarësohej në INTERPOL si pasojë e fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të saj.

Deri më tani mes ekipeve negociatore janë zhvilluar dy takime në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>