
Policia e Korçës arrestoi një shtetas të huaj për transportin e 5 emigrantë të paligjshëm, sot (9 nentor). I arrestuari M. A., 41 vjeç, banues në Gent, Belgjikë po i transportonte emigrantët në drejtim të Tiranës.
“Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njoftoi Policia e Korçës.