Një e infektuar me Covid-19 është zbuluar në Korçë 24 orët e fundit, duke e çuar në total 18 numrin e të infektuarve në qytet.
Ajo është një 62-vjeçare, e afërme e pacientit të parë me koronavirus në qytet. E infektuara ka kaluar një natë në spitalin e Korçws, ndërsa më 15 prill është transportuar në Tiranë, në spitalin Infektiv.
62-vjeçarja është e infektuara e parë pas një jave pas asnjë të infektuar të ri. ISHP po gjurmon kontaktet e saj.
Nga 18 të infektuarit në Korçë, 16 prej tyre janë shëruar.