
Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës do të zhvillojnë mesditën e sotme në Korçë, mbledhjen e katërt të përbashkët.
Parashikohet që në këtë mbledhje Kryeministri Rama dhe Kryeministri Haradinaj të nënshkruajnë disa marrëveshje, të cilat ende nuk janë bërë publike.
Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm dhe presidentët e dy vendeve, Zoti Meta dhe Zoti Thaçi.
Më datë 28 nëntor, dy qeveritë do të zhvendosen në Vlorë për të vazhduar mbledhjen. Në këtë ditë do të prenzantohet dhe logoja e vitit kombëtar të Skëndërbeut, vendimi i parë i Qeverisë Rama 2.
Mbledhja e parë mes dy qeverive u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014; e dyta në Tiranë më 23 mars 2015 dhe e treta në Prishtinë më 3 qershor 2016.
Në mbledhjen e zhvilluar në Prishtinë, u nënshkruan shtatë marrëveshje, ku ndër me të rëndësishme ishin ato për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore dhe bashkëpunim kufitar mes dy shteteve