Korea e Jugut nuk ka asnjë rast të ri të infektuar brenda vendit që nga shkurti

Nga Exit News
Korea e Jugut nuk ka asnjë rast të ri të infektuar brenda vendit që nga shkurti

Korea e Jugut nuk ka raportuar asnjë rast të ri të infektuar me Covid-19 në vend, për herë të parë që prej shkurtit. Qendra e Shëndetit Publik tha se nuk ka asnjë rast infektimi brenda vendit, dhe vetëm katër raste të importuara nga vendet e tjera.

Deri më tani në vend janë regjistruar 10,765 raste, ndër to 247 kanë vdekur, 9,058 janë shëruar dhe 1,065 raste ishin të importuara nga vendet e tjera.

Korea e Jugut ka parë dy valë infektimesh, i pari në 20 janar me rastin e parë të konfirmuar dhe i dyti me përhapje masive midis një grupi fetar.

Vendi është një rast esktrem i menaxhimit të situatës pandemike. Përdorimi agresiv i teknologjisë për të gjurmuar virusin dhe testimi në masë i të gjithë atyre që kanë qenë në kontakt me infeksionin duket se është një strategji që ka funksionuar, por pyetja që mjekët në të gjithë vendin shtrojnë është se çfarë vjen më pas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>