
Korea e Jugut po përballlet me valën e dytë të Covid-19, ku gjatë 24 orëve u raportuan 397 raste të reja. Ky është numri më i lartë që prej marsit.
Tre e katërta e rasteve të reja u rregjistruan në kryeqytet kurse një e katërta në zona të tjera. SIpas të dhënave të Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollit të Sëmundjeve, kjo është hera e parë që rregjistrohen 100 raste jashtë kryeqytetit
Qeveria vendosi masa të reja kufizuese jashtë kryeqytetit, Seul. Grumbullimet brenda kishave dhe klubet e natës do të ndalohen, kafenetë dhe lokalet do të mbyllen.
Autoritetet shëndetësore paralajmëruan vendosjen e rregullat më të rrepta, ku shkollat dhe biznesi do të mbyllen, nëse shkalla e rritjes së infeksioneve të reja nuk ulet.