
Koreja e Jugut regjistroi të enjten 441 raste të reja me koronavirus. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve që prej 7 marsit.
Prej këtyre rasteve, 313 raste u regjistruan në kryeqytetin e Koresë, Seul.
Më herët, Koreja e Jugut ka arritur të kontrollojë e parandalojë rritjen e rasteve të reja me koronavirus, kryesisht përmes testimit masiv dhe gjurmimit të kontakteve.
Vendi rregjistron gjithsej 18 706 të infektuar dhe 313 viktima.