88 fëmijë në Shqipëri janë infektuar me koronavirus nga fillimi i epidemisë deri më sot, raportoi mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, në një intervistë për Abc News, ditën e hënë pasdite.
Mjekja sqaron se 70 përqind e fëmijëve të infektuar kanë qënë asimptomatik. Aktualisht janë 23 fëmijë të infektuar aktiv.
Ndërsa për infektimet në QSUT, mjekja u shpreh se “çdo person që ne vizitojmë duhet ta konsiderojmë si potencialisht të rrezikshëm. Ka pasur edhe neglizhenca”.