Koronavirus, ekspertët do të hartojnë masa kufizuese për aktivitetet zgjedhore

Nga Exit News
Koronavirus, ekspertët do të hartojnë masa kufizuese për aktivitetet zgjedhore

Ekspertët po hartojnë një plan masash për kryerjen e fushatës politike nga partitë politike në kushtet e pandemisë.

“Po presim një sugjerim nga ekspertët dhe pastaj do të bëjnë përpjekjet për tu marrë vesh me palët e tjera për të pasur rregulla loje të njëjta në funksion të mbrojtjes së shëndetit”, u shpreh Kryeministri Rama në një bisedimim me gazetarët, të martën.

Ai u shpreh se masat do të mbrojnë shëndetit dhe do t’I japin mundësinë partive politike të kryejnë aktivitet zgjedhor normal:

“Si dhe duke rënë dakord që duke mbrojtur shëndetit palët të mos jenë të kufizuara që të mos mund të bëjnë një aktivitet zgjehdor normal brenda normaliteëtit të ri”.

Rama ftoi partitë politike, të hënën, të bisedonin bashkarisht për të gjetur një zgjidhje për zhvillimin e fushatës zgjedhore duke mbrojtur edhe shëndetin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>