Koronavirus: Mbi 2 000 të infektuar në Kosovë

Nga Exit News
Koronavirus: Mbi 2 000 të infektuar në Kosovë

Që prej fillimit të epidemisë më 8 mars e deri më sot, në Kosovë janë infektuar mbi 2 000 persona me koronavirus dhe 35 prej tyre kanë vdekur. 1 020 persona janë ende të infektuar dhe 1 018 persona janë shëruar.

Ditën e shtunën u shënuan 75 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 7 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Lipjan, Mamushë dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetit Publik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>