Lajmet më të rëndësishme në botë mbi koronavirusin janë:
Itali: 100 priftërinj kanë vdekur me koronavirus në Itali. Ky është virusi me vdekjeprurës në Itali, duke shkaktuar 152 mijë të infektuar dhe mbi 19 mijë të vdekur. Personeli mjekësor është më i prekuri.
Francë: Vendi i pestë në botë për numrin e të infektuarve me koronavirus, raportoi dje se numri i të sëmurëve në reanimacion ka rënë për të tretën ditë radhazi. Franca ka 94 mijë raste dhe 13, 800 vdekje.
Spanjë: Duke filluar nga dita e hënë do të lehtësohen masat ndaluese. Spanja do të hapë bizneset e ndërtimit dhe industrinë përpunuese. Vendimi u morr pasi sot u raportua ulje e numrit të vdekjeve për të 19 ditë radhazi.
Japoni: Në Tokio u konfirmuan 197 raste të reja në 24 orët e fundit. Qyteti ka raportuar deri më tani 40 vdekje. Kryeministri i kërkoi bizneseve t’i lejojnë punonjësve të punojnë nga shtëpia.
Kili ka filluar të pajisë qytetarët e shëruar nga koronavirusi me një certifikatë, e cila i lejon të dalin nga karantina dhe t’i kthehen jetës normale.
Korea e Jugut: Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi se po shikon raportimet e Koresë së Jugut për 91 rastet e infektuara për herë të dytë me koronavirus. Qendra koreane për Prandalimin e Sëmundjeve tha se ka më shumë gjasa që koronavirusi të jetë riaktivizuar tek pacientët, dhe të mos kemi të bëjmë me një infektim të dytë.