Koronavirusi, 213 viktima, OBSH: Duhet reagim i koordinuar

Koronavirusi, 213 viktima, OBSH: Duhet reagim i koordinuar

213 persona kanë humbur jetën deri më tani nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve është 9776.

Për shkak të shpërhapjes së madhe, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) vendosi dje në mbrëmje ta shpallë shpërthimin e koronavirusit një emergjencë shëndetësore globale.

Si një ngjarje që përbën rrezik për gjithë shtetet, për të evituar një shpërthapje shumë më të madhe, OBSH sygjeron që tashmë shtetet të kenë një reagim të koordinuar ndërkombëtar.

Deri më tani në 23 shtete ka të prekur nga koronavirusi.

Sot u zbulua dhe rasti i parë në  Australi.

Në Itali, pasi u konfirmua i infektuari i dytë, qeveria vendosi të ndërpresë përkohësisht trafikun ajror me Kinën.  Të prekurit me virus janë dy turistë kinezë, burrë e grua 67 dhe 66 vjeç nga provinca Ëuhan, të cilët janë vendosur në karantinë.

Ndërsa Turqia ka vendosur të nisë një avion për të marrë 34 qytetarët turq që ndodhen në Wuhan. Në këtë avion do të udhëtojnë dhe një shtetas shqiptar, shtatë nga Gjeorgjia dhe shtatë nga Azerbajxhani.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>