![Infografiku nga Ergin Zaloshnja, ©️Exit News Koronavirusi, 3 viktima dhe 49 të infektuar të rinj në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/WhatsApp-Image-2020-09-14-at-18.45.51-1.jpeg)
Tre viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 638.
49 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 938 të infektuar.
Prej tyre 1 157 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 143 pacietë janë shëruar.