![Koronavirusi, 3 viktima dhe 79 të infektuar të rinj në Kosovë Koronavirusi, 3 viktima dhe 79 të infektuar të rinj në Kosovë](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Image-2020-08-25-at-16.36.46.jpeg)
Tre viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 641.
79 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.
Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 050 të infektuar.
Prej tyre 1 159 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 250 pacietë janë shëruar.