11 lagje të Pekinit u mbyllën pasi në qytet u zbuluan 45 raste të reja me koronavirus pas më shumë se 50 ditëve me zero raste. Burimi i infektimit është tregu Xinfad, një nga tregjet më të medhenj të fruta-perimeve dhe të mishit në Pekin. Tregu furnizon rreth 80 për qind të banorëve të Pekinit.
Në orët e para të së shtunës, 13 qershor, marketi Xinfad u mbyll, pasi dy burra me Covid-19 vizituan tregun. Autoritetet testuan 517 njerëz dhe 45 prej tyre rezultuan me Covid-19, por asimptomatik, raporton BBC.
Ndërkohë autoritetet po testojnë edhe 10 mijë punonjës të tjerë të tregut.
Qindra policë kanë hyrë në treg, dhe transporti publik që lidh shkollat me tregun është mbyllur. Të gjitha aktivitetet sportive dhe grumbullimet publike u mbyllën sërisht. Tani në kryeqytet ëshët përphapur frika e rikthimit të një vale të dytë infektimi.
Autoritetet kineze i kanë bërë thirrje të gjithë personave që kanë pasur kohët e fundit kontakt me tregin, si dhe ata që jetojnë të lagjet përreth të paraqiten për të bërë testin. Këto janë rastet e para të konfirmuara në Pekin pas më shumë se 50 ditëve me zero të infektuar.
Kina ka pasur më shumë se 4,600 të vdekur dhe rreth 460 mijë të infektuar, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins.