Koronavirusi i kushtoi turizmit global $320 miliardë

Nga Exit News
Koronavirusi i kushtoi turizmit global $320 miliardë

Pandemia i ka kushtuar turizmit global $320 miliardë në të ardhura të munguara.

Përllogaritja është bërë nga Organizata Botërore e Turizmit në Kombet e Bashkuara (UNWTO).

Humbja është tre herë më e madhe se ajo e krizës globale financiare në vitin 2009, sipas UNWTO.

Shifrat e turistëve ranë me 300 milion gjatë periudhës së pandemisë, duke shënuar rënie me 56% krahasuar me një vit më parë.

Kjo rënie dramatike vendos në rrezik jetesën e miliona qytetarëve, edhe në shtete të zhvilluara, deklaroi sekretari i përgjithshëm i organizatës, Zurab Pololikashvili.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>