Koronavirusi mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë së Britanisë, thotë studimi i Oxfordit

Nga Exit News
Koronavirusi mund të ketë infektuar gjysmën e popullsisë së Britanisë, thotë studimi i Oxfordit

Më shumë se gjysma e popullsisë së Mbretërisë së Bashkaur mund të jetë infektuar tashmë me koronavirus, sugjeron një studim i Universitetit të Oxfodit.

Financial Times ka biseduar me Sunetar Guptan, shefen e katedrës së epidemiologjisë teorike të Oksfordit, e cila drejtoi një studim mbi infektimin e koronavirusit në Britnai.

Studimi ka arritur në përfundimin se koronavirusi mund të jetë futur në Britani që në mes të janarit, dy javë para se të identifikohej i infektuari i parë dhe një muaj më herët se viktima e parë.

Nëse kjo është e vërtetë, do të thotë se koronavirusi ka patur mjaft kohë të përhapet gjerësisht në Britani dhe të krijojë imunitet tek shumë njerëz.

Epidemia ndalon nëse mjaft njerëz fitojnë imunitet, pasi atëhere virusi ndalon së përhapuri.

Ky përfundim bie ndesh me modelin që ka përdorur qeveria britanike për të hartuar masat kundër koronavirusit, përfshi mbylljen e popullsisë brenda.

Po të vërtetohet, ai do ndryshojë jo vetëm këto politika në Britani, por do të ketë ndikimin edhe në trajtimin e gjendjes në shumë vende të tjera.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme