1,8 milionë myslimanë, në të gjitha botën do ta festojnë më 24 maj Fiter Bajramin, një nga festat më të mëdha të besimit mysliman të mbyllur në shtëpi, për shkak të masave kundër koronavirusit.
Njerëzit zakonisht e festonin duke udhëtuar, duke vizituar familjarët e tyre, ose duke u mbledhur për të ndarë ushqimin. Por asgjë nga këto nuk do të ndodhë sepse qeveritë e shumë vendeve myslimane i kanë ndaluar festimet për shkak të epidemisë.
Disa vende, përfshirë Turqinë, Iranin dhe Jordaninë kanë vendosur shtetrrethim për gjatë gjithë kohës së pushimeve.
Në Arabinë Saudite, vendi ku ndodhet Meka dhe Medina, njerëzit do të lejohen të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe.
Në Jerusalem, pavarësisht se shumë kufizime janë hequr vendi i shenjtë dhe xhamia qendrore do të qendrojnë të mbyllura deri pas pushimeve.
Në Egjipt, autoritete kanë zgjatur shtetrrethimin dhe kanë ndaluar transportin publik deri më 19 maj. Të gjitha qendrat tregtare, plazhet dhe parqet janë mbyllur.
Indonesia, vendi me popullsisë më të madhe myslimane, 13 për qind të të gjithë myslimanëve në botë ka vendosur ndalimin e udhëtimeve nga një qytet në tjetrin dhe grumbullimet e qytetarëve. Vendi, me një popullsi prej 270 milionë personash, ka 18 raste me covid-19 dhe rreth 1200 vdekje.
Malajzia do të lejojë vizitat tek të afërmit, të cilët jetojnë afër njërit-tjetrit, por këto grumbullime nuk duhet të jenë më shumë se sa 20 persona. Ata duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mos përqafohen ose të shkëmbejnë pjatat e ushqimeve. Disa xhami janë të hapura, por nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 30 besimtarëve.
Në Iran autoritetet anulluan faljen masive në sheshe të drejtuar nga lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei.
Në Emiratet e Bashkuara parqet dhe plazhet do të lejohen vetëm për grupe me 5 persona.