Në të gjithë botën ka më shumë se një milionë raste të infektuar me koronavirus dhe 51, 400 viktima.
Italia — Në 24 orët e fundit ka 2 107 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, 837 të vdekur dhe 1 109 të shëruara.
Spanja — Shënoi dje ditën me numrin më të lartë të vdekje, 950 të vdekur brenda 24 orëve. Në total në Spanjë kanë vdekur 10 003 persona, duke u bërë vendi i dytë në botë me numrit më të lartë të vdekjeve.
Mbretëria e Bashkuar — ka më shumë se 34 mijë raste të të infektuarish dhe 2900 vdekje. Një spital i përkohëshëm Covid-19 do të ngrihet për 9 ditë, në Londër.
Gjermania — 2300 mjekë dhe infermierë janë infektuar me koronavirus. Shifra u publikua nga Instituti Robert Koch.
Një sondazh i kryer në Gjermani ka treguar se mbështetja për Angela Merkelin është rritur nga 7 për qind në fillim të marsit në 34 për qind. Edhe mbështetja për partinë e koalicionit qeveritar ëshët rritur në 16 për qind.
Pjesa më e madhe e gjermanëve besojnë se qeveria po e përballon mirë krizën. 93 për qind e gjermanëve mbështesin masat e marra nga Kancelarja. Këto masa janë distancimi social, mbyllja e bizneseve jo të domosdoshme, ndalimi i mbledhjeve me më shumë se dy persona.
SHBA — Kanë numrin më të lartë të të infektuarve në botë me 236 mijë të infektuar dhe më shuëm se 5 600 të vdekur. Ditën e enjte Presidenti Trump doli negativ në testin për koronavirusin. 6,7 milionë amerikanë aplikuan për pagesën e papunësisë vetëm gjatë kësaj jave.
Florida— Pranoi dy anijet e krocerës të cilat qendronin në det të hapur prej disa javësh. Në anijen e korcerës Zaandam vdiqën katër veta nga koronavirusi dhe dhjetra persona janë të sëmurë. Ndërsa në anijen Rotterdam deri më tani nuk ka asnjë të sëmurë.
Kina — Ditën e shtunë, 4 prill, do të mbajë një ditë zi për “martirët” të cilët vdiqën në luftë kundër epidemisë. Kina identifikoi 31 raste të reja ditën e premte, 29 prej të cilave të ardhura nga jashtë Kinës. Në Hong Kong pabet dhe baret do të qendrojnë të mbyllura për dy javë.
Vuhan — Banorët e Vuhanit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe masat ndaluese u forcuan sërish, vetëm disa ditë para se të hapen kufijtë.
Izrael — Qeveria izraelite ka dërguar, në qytetin e Bnei Brak, epiqendra e virusit, një mijë policë për të bllokuar pikat hyrëse dhe dalëse. Qyteti ka 200 mijë banorë, dhe mendohet se 40 për qind e banorëve janë të infektuar me koronavirus.
Rumania — Kryeministri Orban ka vendosur të shtyjë zgjedhjet parlamentare. Kuvendi miratoi gjendjen e emergjencës, duke i dhënë të drejtën Orbanit të qeverisë vetëm me dekret. Rumania ka 2, 738 të infektuar dhe 115 të vdekur.
Korea e Jugut — 27 mijë njerëz janë të vetëkarantinuar, sipasojë e masave të ndaluese për të ndaluar një valë të dytë infeksioni, të shkaktuar nga njerëz që po kthehn nga SHBA-të.
Zelandë e Re — Ministri i Shëndetësisë i kërkoi falje Kryeministres Jacins Arden pasi u fotografua dukdalë me biçikletë në mal, kundra rregullave të vendosura nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit.
Australia — Shefi mjekësor tha se do të ketë pesë herë më shumë të infektuar, se sa shifra aktuale, 1 milionë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Ai tha se i vetmi Australia është i vetmi vend me numra të saktë se spse ata kanë normën më të lartë të testimeve në botë.