Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar si minimal rrezikun e infektimit me koronavirus për shkak të paketimeve të ushqimeve dhe i bëri thirrje njerëzve të mos kenë frikë pasi virusi nuk hyn në zinxhirin ushqimor.
Shefi i programit të urgjencave në OBSH, doktor Mike Ryan tha në një konferencë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga ushqimi, paketimet apo nga ushqimi që shpërndahet nga restorantet.
“Nuk ka asnjë provë që zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi”, theksoi Ryan.