Numri i të papunëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur si pasojë e pandemisë së Covid-19.
Javën e kaluar kanë aplikuar rreth 885 mijë persona për përfitime nga shteti, duke qenë se janë të papunë. Kjo shifër është më e larta që nga muaj shtator.
Numri i aplikacioneve është rritur në krahasim me 862.000 që ishin një javë më parë, ka njoftuar Departamenti amerikan për Punë.
Nëntë muaj pasi pandemia u shfaq në SHBA, këto shifra kanë treguar se koronavirusi ka paralizuar ekonominë.
Shumë punëdhënës vazhdojnë të pushojnë nga puna punëtorët e tyre, kjo ndikon më pas edhe që të rritet numri i konsumatorëve që qëndrojnë nëpër shtëpi.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA deri më tani janë regjistruar mbi 17 milionë të infektuar me COVID-19.
Prej tyre, mbi 300,000 persona kanë vdekur.