
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer do të vetëizolohet, për shkak të kontaktit me një person të dyshuar me koronavirus. Ky fakt u bë i ditur nga zëdhënësi i ministrit Seehofer.
Ai pohoi në Twitter se zoti Seehofer dhe personi i dyshuar kishin qënë në një dhomë gjatë një takimi në Bruksel.
Më herët janë vetizoluar Presidenti i Parlamentit Europian, Presidenti i Portugalisë dhe dy senatorë amerikanë.