Numri i të infektuarave të identifikuar me koronavirus botën ka kalur sot në mëngjes 81 mijë persona në të gjithë botën, sipas të dhënave të Organziatës Botërore të Shëndetësisë.
2 765 persona kishin humbur jetën deri në orën 08:00 të mengjesit të së mërkurës.
Të infektuarit janë nga 42 vende. Në Kinë janë identifikuar rreth rreth 78 mijë persona të infektuar, pasuar nga Korea e Jugut me rreth 1150 persona, Italia me 364 persona dhe Japonia me mbi 160 persona.
Sa i përket viktimave, mbas Kinës me rreth 2715 të vdekur, vjen Irani me 16 të vdekur, Koreja e Jugut me 12 dhe Italia me 11 vdekje, ndërsa 11 vdekje të tjera janë regjistruar në të gjtiha vendet e tjera së bashku.
Mbi 30 mijë persona janë shëruar plotësisht deri tani, ndërsa mbi 48 mijë mbeten ende të sëmurë.
Nga të sëmurët mbi 39 mijë persona ose mbi 82 për qind tetë gjithë të sëmurëve janë në gjendje të lehtë dhe priten të shërohen në ditët e ardhshme. Rreth 8 900 raste janë në gjendje të rëndë dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Sidoqoftë, gjatë javës së fundit, numri i viktimave në Kina ka qenë më i ulët se në javët paraardhëse.