Korriku thyhen rekordet, muaj më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Nga Exit News
Korriku thyhen rekordet, muaj më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tha të premten se korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë.

“Ky rekord i ri shton rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin”, u shpreh drejtuesi i NOAA Rick Spinrad në një deklaratë.

Korriku paraqiti një seri të jashtëzakonshme të fatkeqësive të lidhura me ndryshimet klimatike, nga zjarret në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi, e deri te zjarret shkatërruese në Siberi, dhe Mesdhe.

Javën e kaluar, Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimin e Klimës u shpreh se ngrohja globale po luan një rol të rëndësishëm në rritjet e temperaturave.

Në raportin e IPCC, shkencëtarët analizuan temperaturat globale duke filluar nga viti 1850 dhe përdorën modele kompjuterike për të vëzhguar sesi temperaturat do të ndryshonin vetëm në bazë të ndryshueshmërisë natyrore, të cilat ata i krahasuan më pas me ato moderne që përfshijnë ndikimet njerëzore.

Në përgjithësi, të dhënat vërtetuan, edhe një herë, se ndryshimi i klimës është bërë nga njeriu. Rekordi i mëparshëm u vendos në korrik 2016, i cili më pas u barazua në 2019 dhe 2020, sipas NOAA.

Temperatura globale e sipërfaqes së tokës ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë për korrikun, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në 2012, sipas NOAA.

Evropa pati korrikun e saj të dytë më të nxehtë-pas atij të vitit 2010 dhe 2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>