Kosova dekoron Trumpin me titullin më të lartë të nderit

Nga Exit News
Kosova dekoron Trumpin me titullin më të lartë të nderit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me titullin ‘Urdhëri i Lirisë’ presidentin amerikan Donald Trump, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e Amerikës për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ky është titulli më i lartë i nderit në Kosovë.

Dekorimi vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington, në 4 qershor, në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti Trump.

Përmes një letre dërguar Trumpit, Thaçi e falenderoi atë për arritjen e kësaj marrëveshjeje:

“Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike.”

Presidenti Thaçi shprehu gatishmërinë e Kosovës për të vijuar bisedimet me Serbinë, nën udhëheqjen e SHBA-ve, deri në arritjen e marrëveshjeje përfundimtare.

Thaçi, po ashtu, i dha Medaljen presidenciale të Meritave këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe të dërguarit së Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, për “meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>