Kosova ende asnjë vendim për buxhetin 2021

Nga Exit News
Kosova ende asnjë vendim për buxhetin 2021

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti kontaktoi të mërkurën grupet parlamentare për diskutuar për buxhetin e 2021. Të hënën ai kërkoi që të mos shpërndahej Parlamenti pa u miratuar buxheti.

Kryeministri tha se ende po pret një përgjigje nga të gjitha palët:

“Unë kam kontaktuar grupet parlamentare. Po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje.”

Hoti deklaroi se është i hapur për ndryshim të buxhetit, nëse do të ketë kërkesa nga grupet parlamentare.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”, deklaroi Hoti gjatë vizitës në “Handikos”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>