Kosova do të hap Muzeun e Fëmijërisë së Luftës

Nga Exit News
Kosova do të hap Muzeun e Fëmijërisë së Luftës

Kosova do të hap këtë vit Muzeun e Fëmijërisë së Luftës, për të ruajtur kujtimet, dëshmitë apo sendet personale të personave që ishin fëmijë gjatë kohës së luftës në vend.

Muzeu ka qënë një projekt i organizatës joqeveritare Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe do të mbështetet nga USAID.

“Ky do të jetë një muze i një brezi që përjetoi luftën dhe hedh dritë në njërën nga anët më të errëta të kujtesës kolektive,” tha për BIRN Marigona Shabiu, drejtoresha ekzekutive e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut.

Muzeu do të vendoset brenda Biblotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë dhe përveç objekteve personale, do të përfshijë edhe dëshmi të regjistruara nga eksperienca e luftës.

“Historitë e fëmijëve për atë që kemi provuar si shoqëri do të ndihmojnë në afrimin e njerëzve. Ato ekspozojnë gjëra që nuk u është dhënë hapësirë, për shembull, se si një fqinj serb ndihmoi një fqinj shqiptar apo anasjelltas, ” deklaron Shabiu.

Ky është projekti i dytë në Kosovë që vërtitet rreth eksperiencave të fëmijëve gjatë luftës, pas ekspozitës së vitit 2019 në nder të 600 fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Ajo u titullua “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” dhe ekspozoi për publikun fotografi e sende personale të fëmijëve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>