Kosova do të përfitojë 360 mijë vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX, njoftoi Ministria e Shëndetësië.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, MSHK pohoi se pjesën tjetër të vaksinave do ta blejë me paratë e buxhetit të shtetit.
“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri”
Këtë javë Pfizer dhe BionTech njoftoi se vaksina është më shumë se mbi 90 % efektive, duke u bërë vaksina e parë e efekshme.