Kosova do të sigurojë vaksinën Covid-19 për të gjithë qytetarët, pavarësisht çmimit

Nga Exit News
Kosova do të sigurojë vaksinën Covid-19 për të gjithë qytetarët, pavarësisht çmimit

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj i siguroi qytetarët se qeveria do të sigurojë vaksinën e Covid-19, për të gjithë qytetarët pavarësisht çmimit.

“Jemi në hapat konkret, mendojmë të realizueshëm nëse vaksina nxirret në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Zemaj, një ceremoninë e bashkëpunimit midis Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai tha se Kosova po bisedon me një kompani për blerjen e vaksinës, por nuk e tregoi emrin e kompanisë. “Këto janë raporte interne, të tij si ministër dhe Qeverisë së Kosovës”, u shpreh Zemaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën.

Dy fazat e para të testimit përfshijnë një grup më të kufizuar njerëzish, por faza e tretë e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, thotë OBSH-ja, e cila ka kërkuar nga të gjitha kompanitë dhe shtetet që t’i përmbahen udhëzimeve për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>