Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj lajmëroi trefishimin e numrit të testeve PCR për Covid-19 në Kosovë. Në një postim në Facebook, Zemaj shkroi se Kosova mori dy paisje testimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani.” shkroi ai. Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi.”shtoi Zemaj
Zemaj pohoi se të dyja pajisjet do të përdoren nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Ai njoftoi gjithashtu se mori 15 respiratorëve në vlere prej rreth 500.000 euro, të cilët janë financuar nga Ministria e Jashtme Federale e Gjermanisë.
Nga 72 mijë testime që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë infektuar 15,938 qytetarë, nga të cilët 14,143 janë shëruar.