Kosova drejt lehtësimit të masave kufizuese

Nga Exit News
Kosova drejt lehtësimit të masave kufizuese

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj pohoi se po shqyrtohet mundësia për të lehtësuar masat kufizuese.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj shkruan se Kosova ka numrin më të  ulët në rajon ytë infektimeve dhe të vdekjeve.

“Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.”

Zemaj i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat që të shmangin përhapjen e infeksionit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>