Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet më 22 gusht dhe vendi do të nisë përgatitjen për zgjedhje të pakohshme, dy vite pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ë
Ky vendim u mor me konsensus nga përfaqësuesit e të gjitha partive në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
“Anëtarët e kryesisë kanë vendosur që të caktojnë datën e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, që i mundëson Presidentit të vendit shpalljen e datës për zgjedhje të jashtëzakonshme”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, pas shpërbërjes së kuvendit presidenti duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mbahen më heret se 30 dhe jo më larg se 45 ditë nga dita e shpalljes së vendimit.
Zgjedhjet e parakohshme vijnë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj në 19 korrik. Ramush Haradinaj u dorëhoq sepse Gjykata e Hagës do ta marrë në pyetje sërish për krimet e luftës së Kosovës.
Kjo është hera e dytë që Kryeministri Haradinaj jep dorëheqjen për arsye. Ai u dorëhoq herën e parë në vitin 2004 për të njëjtën arsye.