Kosova do të hapë në ditët e ardhshme aeroportin, pishinat dhe një sërë biznesesh të tjera, si dhe do të lejojë tubimet publike.
Qeveria Hoti miratoi mbrëmjen e 23 qershorit vendimet për heqjen e një sërë kufizimesh për shkak të Covid-19.
Kështu nga 28 qershori do të fillojë punë aeroporti i Prishtinës dhe do të happen auto-shkollat.
Nga 1 korriku do të rifillojnë punën pishinat, restorantet e hotelet në zbatim të protokolleve të rekomanduara nga ministria e Shëndetit.
Kryeministri Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve, ndaj kontrollet për zbatimin e masave higjeno-sanitare do të vazhdojnë.