Kosova jep €1.5 milion për avokatët mbrojtës të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Nga Die Morina van Uijtregt
Kosova jep €1.5 milion për avokatët mbrojtës të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka alokuar 1.5 milion € për kryerjen e pagesave për avokatët mbrojtës të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  të cilët akuzohen për krime lufte dhe mbahen në paraburgim në Hagë.

Një listë e pagesave të botuara nga media lokale tregohet se 464,600 € ishin paguar më parë, dhe 1,1 milion € janë planifikuar të paguhen më vonë për avokatët e shtatë ish-udhëheqësve të UÇK-së që përballen me akuza.

Shuma më e madhe shkon për avokatin e Hysni Gucati (315,150 €), më e vogla për avokatin e Kadri Veselit (31,000 €).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Kosovës në 1998-1999.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj përballen me akuza për zbulimin e informacionit të mbrojtur, pa autorizim, sipas ligjit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, një gjykatë e Kosovës me staf ndërkombëtarë, e vendosur në Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u krijuan në gusht 2015, nga Parlamenti i Kosovës për të hetuar krimet e luftës  të kryera gjatë dhe menjëherë pas luftës 1998 – 2000.

Vetëm anëtarët e UÇK-së, shqiptarë të Kosovës, janë akuzuar deri më tani nga KSC-SPO për krime të kryera gjatë luftës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>