Kosova ka vendosur të mërkurën të lehtësojë disa nga masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Kështu, në ambjentet e mbyllura do të lejohen aktivitetet me 50% të kapacitetit të hapsirës ndërsa në ambjentet e hapura do të lejohen organizimet deri në 70% të hapsirës.
Janë lejuar gjithashtu organizimet festive deri në orën 01:00 me jo më shumë se 300 të ftuar.
Restorantet lejohet të qëndrojnë hapur nga ora 05:00 – 23:00, duke shfrytëzuar 50 për qind të hapsirës, ndërsa në fundjavë në orarin 05:00 – 00:00.
Pas shpalljes së masave të reja, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, paralajmëroi përkeqësim të sitatës në vjeshtë si pasojë e variantit Delta dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.