Kosova lehtëson disa nga masat kundër COVID-19

Nga Exit News
Kosova lehtëson disa nga masat kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Në vendimin e ri, i cili hyn në fuqi më 23 dhjetor, është ndryshuar orari i lëvizjes së qytetarëve dhe i veprimtarisë së lokaleve dhe restoranteve.

Kështu, fasha orare për lëvizjen e qytetarëve është zgjatur me një orë. Deri më tani, nuk lëvizja lejohej lëvizja nga ora 19:00 deri në orën 5:00, ndërsa me vendimin e ri qytetarët do të lejohet të lëvizin deri në orën 20:00.

Qendrat tregtare, hotelet dhe restorantet po ashtu do lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00 – një orë më shumë se në regjimin aktual të masave.

Personave mbi moshën 65 vjeç do t’iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 06:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, thuhet në vendimin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritu në mbi 49,000.

Kosova raportoi 137 raste të reja dhe 10 viktima nga COVID-19 ditën e martë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>