Kosova ka vendosur se vetëm personat e vaksinuar plotësisht mund të hyjnë në ristorante apo ambjente të brendshme si klube nate, grumbullime familjare. Vendimi i cili do të hyjë në fuqi më 11 gusht, u njoftua të premten nga Ministri i Shëndetësisë Vitia.
“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”- thuhet në njoftimin e institucionit.
Deri më 12 gusht është e detyrueshme edhe vaksinimi I stafit të restoranteve dhe të të gjithë sektorëve.
“Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, qeveria e Kosovës po diskuton edhe zgjatjen e orarit për klubet e natës:
“Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”.