Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj njoftoi të mërkurën se Pfizer i ka konfirmuar Kosovës blerjen e vaksinave.
“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech”, shkroi ai në Facebook.
“Kërkova që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efiakse, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale Covid-19”, tha Zemaj.
Kosova ka marrë deri më tani doza nga vaksina AstraZeneca. Ajo ishte e fundit që nisi vaksinimin në Ballkanin Perëndimor.