Kosova merr mbi 100 mijë doza të Pfizer

Kosova merr mbi 100 mijë doza të Pfizer

Kosova mori mbi 100 mijë doza të Pfizer të enjten nga mekanizmi Covax.

Lajmin e bëri të Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.

“100.620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë”, shkruan MSH.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit, pas marrjes së 24.000 dozave të vaksinës AstraZeneca.

Fillimisht është  vaksinuar stafi shëndetësor, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Aktualisht po vazhdon faza e dytë e procesit të vaksinimit, ku janë duke u vaksinuar grupmosha 65-79 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>