Kosova merr pjesë në takimin për mini-Shengenin Ballkanik

Nga Exit News
Kosova merr pjesë në takimin për mini-Shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të marrë pjesë në konfrencën virtuale për të diskutuar mini-Shengenin Ballkanik, e cila do të zhvillohet të hënën.

Fillimisht ishte njoftuar që në konferencë do të merrnin pjesë vetëm kryeministri shqiptar Rama, Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrja serbe  Ana Brnabic për të diskutuar mini-Shengenin.

Por mediat kosovare kanë njoftuar në mesditë se Hoti do të marrë pjesë në takim.

Besohet segjatë takimit do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në lidhje me bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19.

Po ashtu pritet të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore, e cila do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve midis vendeve nënshkruese vetëm me letërnjoftime në vend të pasaportave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>