Kosova ndalon çfarëdolloj organizimi për festat e fundvitit

Nga Exit News
Kosova ndalon çfarëdolloj organizimi për festat e fundvitit

Në Kosovë do të ndalohet çfarëdolloj organizimi për festat e fundvitit, njoftoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se ndalohet çfarëdo organizimi nga institucionet publike që zakonisht bëjnë për festat e fundvitit për punonjësit dhe  çfarëdo organizimi apo ekskursioni i nxënësve apo mësuesve.

Ai tha se të hënën ministri i shëndetësisë do të njoftojë masat e reja kundër Covid-19.

“Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten”, njoftoi Hoti.

Që prej muajit mars e deri më 18 dhjetor janë regjistruar 48.337 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.240 persona kanë vdekur.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>