Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se qeveria po heton hyrjen e 11 ushtarëve të ushtrisë serbe në Kamenicë.
“Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, shkroi Hoti në një njoftim në Facebook.
Më 7 gusht, deputeti i Vetëvendosjes publikoi pamje filmike të 11 ushtarëve serb në një fshat në Komunën e Kamenicës, një kilometër larg kufirit Kosovë-Serbi.
Kryetari i Komunës së Kamenicës tregoi se kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Ndërsa, policia në një reagim për Radio Evropa e Lirë kanë thënë se kanë kontrolluar zonën, por nuk kanë gjetur askënd. Policia njofton se kontrolli i kufirit është detyrë e KFOR dhe jo e policisë kosovare.