
Fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë u përkujtuan në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës me 1133 lule të mbjella rishtas, të premten 12 Qershor.
Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani dhe deputetët e Kosovës morën pjesë në ceremoninë e mbjelljes së luleve.
Osmani gjithashtu propozoi që të rezervohet një vend në parlamentin e Kosovës përgjithmonë për fëmijët e vrarë në luftë “ëndrrat e të cilëve për jetën u ndërprenë”.
Ajo bëri thirrje për unitet për të arritur një stabilitet paqësor në rajon dhe për të mbrojtur sovranitetin e territorit të Kosovës.